Nga paniku në Durrës tek udhëtimi drejt Bosnjes, aty ku koronavirusi erdhi më shpejt se Shqipëria. Mbrojtësi i Teutës, Kenan Hreljiç, pavarësisht frikës dhe panikut që ka kapur shtetin boshnjak, po i merr më të mirën kësaj të keqe globale. Nga Bosnja ai tregon si po e kalon kohën në këto ditë të vështira. Edhe kur del nga shtëpia për vrapime, Hreljiç vendos maskën dhe dorashkat, për të qenë sa më i mbrojtur.

Kenan, si po i kaloni këto ditë izolimi dhe sa ndihet në Bosnje përhapja e koronavirusit?

Që kur u ndërpre kampionati, u largova dhe po qëndroj në Bosnje bashkë me familjen në këto ditë të vështira. Fal Zotit jemi mirë dhe po përpiqemi të kujdesemi për veten. Këtu ka me qindra të prekur nga koronavirusi dhe gjithashtu persona që kanë humbur jetën. Duke parë situatën ku ndodhet e gjithë bota, duhet të lutemi që kjo gjë të kalojë shpejt.

Çfarë bëni për të shtyrë kohën në izolim?

Luaj letra dhe lexoj libra. Po kalojmë mirë këto ditë, sepse të gjithë kishim nevojë të qëndronim bashkë me familjen. Natryrisht qëndrimi vetëm në shtëpi nuk qenka i lehtë, sepse na mungonë përditshmëria.

Është e vështirë për një futbollist që të qëndrojë i mbyllur?

Jeta pa futboll është jo e lehtë, sepse kemi një jetë që merremi me këtë sport. Megjithatë, kur janë situata të tilla, normalisht që duhet të mësohemi dhe të respektojmë çdo rregull që është dhënë nga autoritetet përkatëse

Keni zhvilluar stërvitje individuale?

Çdo ditë stërvitem sipas planin që na ka dhënë përgatësi atletik. Edhe kur dalë nga shtëpia, vendos maskën dhe dorshkat. Natyrisht, stërvitja “online” është ndryshe nga fusha, por situtata e tillë është dhe s’kemi çfarë të bëjmë. Nga shtëpia dalë vetëm atëherë kur nuk ka shumë njerëz dhe bëj vrapime përditë duke mbajtur formën.

Me shpresën se kampionati do të nisi në muajin e ardhshëm, ku e shikoni Teutën në fund të këtij sezoni?

Teutën e shoh më favorizuese për Europën. Shpresoj të kthehemi sa më shpejt në fushë. Megjithatë, të jem realist nuk e shoh që mund të shuhet shumë shpejt kjo pandemi.