Nga Spanja janë të sigurt, Ronaldo është penduar për kalimin në Itali. Ia ka rrëfyer ish-shokëve madrilène

10/12/2019 - 16:08

Cristiano Ronaldo nuk po kalon periudhën më të bukur të karrierës. Portugezi ka pasur shqetësime në gju, të cilat nuk e kanë lejuar të shprehet në maksimum, teksa kjo është reflektuar edhe te numri i golave të CR7 në këtë sezon.

Deri më tani, 34-vjeçari ka shënuar shtatë herë në kampionat dhe vetëm një rrjetë në Ligën e Kampionëve. Shifra jo të nivelit Ronaldo. Ndërkohë, në javët e fundit ka pasur edhe një krisje të marrëdhënies së tij me trajnerin Mauricio Sarri, i cili e zëvendësoi dy herë radhazi.

Ndërsa, si përfundim dështoi të triumfonte edhe në Topin e Artë, çmim që shkoi për rivalin e tij Lionel Mesi, i cili e parakaloi duke u shpallur fitues për herë të gjashtë.

Në këtë formë, Ronaldo duket i dëshpëruar, teksa mendon se nëse do të qëndronte me Real Madrid, atëherë do të ishte një tjetër histori. Sipas medias spanjolle "ABC" këtë fakt, portugezi ia ka rrëfyer ish-shokëve të tij madrilenë.

Megjithatë, tashmë Ronaldo pak mund të bëjë për ta ndryshuar historinë e kaluar dhe i duhet të përqendrohet te ajo aktualja për të synuar sërish trofetë më të rëndësishëm ekipor dhe individual. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sandro Tonali do të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Interit gjatë merkatos së kësaj vere.

Vdes në moshën 61-vjeçare, Gynter Mair, ish-portieri i Trentos në vitet ’80 dhe ’90 pas një shoku anafilatik që shkaktoi sulmi i disa gre

Trajneri Martini ka kohë ta përgatisë skuadrën deri më 27 gusht për ndeshjen me Beitar Jerusalemin.

Beitar Jerusalemi është një ekip shumë i fortë dhe ndaj tij duhet shumë kujdes.

Duke parë ecurinë në sezonin e fundit të skuadrës së Beitar Jerusalemit, rivalëve të Teutës në Ligën e Europës, vihet re se lojtarët e su

Antonio Conte i kënaqet kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League dhe lojës së skuadrës së tij, edhe pse e ka ndonjë rezervë të vogël

Lacio ka tentuar sërish t’i ofrojë Veronës një ofertë të kënaqshme për të marrë mbrojtësin Marash Kumbulla.Sipas “Il Messaggero”-s, klubi

Për vite me radhë ishte ndër protagonistët më spektakolarë të Serisë A, tani Alvaro Recoba nis një aventurë krejt të re, shumë larg nga b