Një palë syze të Jyrgen Klopit, këpucë të veshura të Van Dajkut, dorezat e Alisonit dhe suvenire e videomesazhe të legjendave të klubit të Liverpulit janë varrosur në një kapsulë hermetike në qendrën e re stërvitore të kampionëve të Anglisë. Kapsula e çeliktë, e cila do të mbajë kujtimet e skuadrës aktuale të “Reds”-ave, është vendosur në hyje të qendrës së re vizitore dhe do të hapet për publikun në vitin 2070.

Një simbolikë të tillë klubi vendosi ta zgjedhë për të frymëzuar me historinë e së shkuarës shpirtin e brezave të ardhshëm. 19 herë kampionët e Anglisë u spostuan këtë javë në qendrën e re stërvitore “Kirkby”, duke i dhënë lamtumirën “Melwood”-it, e cila ka qenë baza stërvitore e “Reds”-ave që prej viteve 1950 dhe trajneri Bill Shenkli stërviti Liverpulin legjendar. “Kirkby” ka kushtuar 50 milionë paund.

E shtrirë në 9.200 metra katrorë, Klop dhe asistenti i tij Pep Lijnders do të kenë kushte më të mira në qendrën e re të klubit, e cila përveç tri fushave, do të ketë edhe fusha me rërë për futbolli plazhi, volejbolli, tenisi, pishina, palestra etj.

Palestra e re do të jetë tre herë më e madhe se ajo e “Melwood”, ndërsa zona mjekësore do të jetë gjithashtu dyfish më e madhe. Projekti ka parashikuar edhe ndërtimin e një dhome mbi nivelin e detit, në të cilin lojtarët mund të stërviten në një temperaturë 40 gradë, me 90% lagështi dhe nivele të ulëta të oksigjenit. Një shtylle përpara hyrjes i është vendosur edhe emri i Van Dajkut. Zyra e trajnerit Klop ka një ballkon, nga i cili ai mund të shohë të gjitha fushat në pëllëmbë të dorës.