Dy hajdutë janë futur në zyrat e stadiumit “Can Misses” dhe kanë vjedhur një numër biletash për ndeshjen e Kupës së Mbretit mes Ibizës dhe Barcelonës.

Sipas informacioneve, dy persona të paidentifikuar, të cilët ishin veshur me kapuça, kanë prishur derën kryesore të zyrave duke përdorur levën.

Në ato momente nuk ka pasur roje sigurie në ambient, por kamerat kanë filmuar gjithçka dhe policia është duke hetuar për kapjen e tyre.

Ato bileta u përkisnin tifozëve që janë të abonuar për të qenë gjithmonë në stadium, disa të ftuarve dhe personave që i përfitojnë nga kontratat e marketingut me skuadrën e Ibizës.