Talenti 17-vjeçar i Las Palmas, Horge Sanchez Vaka, ka humbur jetën ditën e shtunë së bashku me një 15-vjeçar, duke u mbytur në kanalin Orelana në Badahoz, raportojnë mediet spanjolle.

17-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Las Palmas, dhe siç njofton klubi spanjoll, vendi në skuadrën e parë për Vakan ishte i garantuar.

Sanchez nga sezoni i ri duhej t’i bashkohej skuadrës së parë të Las Palmas, por që u largua shumë herët nga kjo jetë.

“Las Palmas me keqardhje të thellë njofton për vdekjen e lojtarit tonë në kategorinë e kadetëve, Jorge Sanchez Vaka. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij”, thuhej në deklaratën e klubit spanjoll.