Niko Dovana është gati për ndeshjen e radhës të Teutës që do të jetë ajo ndaj Luftëtarit fundjavën e ardhshme. Zgjati pak, vetëm 1 ndeshje shtegëtimi i djemëve të detit larg stadiumit të tyre, pasi drejtuesit e Teutës kishin gjetur kohën e përshtatshme për të vendosur tapetin e ri në stadiumin Niko Dovana.

Mbjellja e barit u bë një periudhë që Teuta luante më shumë në transfertë dhe për këtë arsye vetëm ndeshjen ndaj Tiranës të fituar 2-1 në Shijak skuadra e Bledi Shkëmbit e luajti jashtë shtëpisë së saj.

Ndaj Luftëtarit Teuta do të luajë në një fushë shumë herë më të mirë dhe përpara tifozëve të saj. Lajmi që stadiumi Niko Dovana është gati për takimin e rradhës të durrsakëve u konfirmua nga vetë klubi i Teutës në faqen zyrtare.