Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, nuk është duke kaluar një periudhë të suksesshme te skuadra spanjolle e Granadës, që militon në kategorinë e dytë spanjolle.

Futbollisti lushnjar, ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze “Marca”, që i ka kushtuar një shkrim Manajt, në versionin online të saj, duke e ironizuar atë si një “mbret” pa gola.

Pavarësisht shkëlqimit me Kombëtaren Shpresa, 21-vjeçari nuk ka arritur të lerë gjurmë në Spanjë, duke qëndruar në shumicën e rasteve në stolin e rezervave.

Nga sulmuesit e Granadës, Manaj është futbollisti që ka raportin më të keq me golin, teksa është aktivizuar në total 527 minuta, dhe ka gjetur vetëm 1 herë rrugën e rrjetës.