Manchester United është hedhur në sulm për të transferuar 14-vjeçarin me origjinë shqiptare, Rines Arifi.

Mesfushori kosovar që luan në Suedi ka arritur të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha dhe “djajtë” kanë avantazh ndaj të tjerëve. Arifi ka idhull portugezin Ronaldo.

“Është një ndjenjë e bukur! Jam shumë i kënaqur! Mançesteri është ekipi im i zemrës dhe e ndjek që kur isha i vogël. Idhulli im është Ronaldo”, tha Arifi.

Edhe i ati i tij, Hajriz, ka folur për këtë mundësi të artë. “Është mrekulli! Ai e pëlqen shumë futbollin dhe ka luajtur që kur ishte 6 vjeç. Nuk humb asnjë stërvitje”, tregoi babai i talentit.