Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse. Sulmuesi i majtë i Zenit Petersburg, Andrey Mostovoy ka rezultuar pozitiv.

23-vjeçari është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ka nisur karantinën. Stafi teknik e ka zëvendësuar lojtarin ofensiv me Roman Evgeniev, lojtarin e Dinamos së Moskës.

Rusia është pjesë e grupit B, me rivalë si Belgjika, Danimarka dhe Finlanda. Kombëtarja ruse do të zbresë nesër në fushë dhe përballë do të ketë “Djajtë e Kuq” të Belgjikës.