Një vit pa fitore ndaj Flamurtarit, Teutën e pret edhe… kalendari “zjarr”

17/10/2019 - 10:17

Të premten Teuta do kërkojë të thyejë “tersin” dhe të dalë me tri pikë nga përballja tejet e rëndësishme me Flamurtarin. Durrsakët dhe vlonjatët janë përballur sezonin e kaluar katër herë me njëri-tjetrin.

Tri ndeshje janë mbyllur në barazim, dy herë 1-1 dhe një herë 0-0, ndërsa përballjen e fundit në Vlorë e ka fituar 3-1 Flamurtari dhe durrsakët duhet të marrin me domosdo pikë të plota. Për t’u shënuar se durrsakët nuk fitojnë me Flamurtarin prej 19 shkurtit 2017.

Ndaj Flamurtarit do të nevojitet fitore dhe paraqitje dinjitoze për të fituar sadopak moral. Më pas, kalendari për “djemtë e detit” rezervon vetëm ndeshje me koeficient të lartë vështirësie. Më 23 tetor, Teuta do t’i bëjë vizitë Laçit, ndërsa në mesjavë do të përballet me Bylisin në “Adush Muca”.

Duke lënë mënjanë faktin se me të “voglat” Teuta nuk ka vuajtur asnjëherë në vitet e fundit, por edhe me të mëdhatë ka treguar që di të fitojë, në nëntor do të presë Tiranën dhe më pas do të vizitojë Luftëtarin. Nëse vështirësitë nuk mjaftojnë, kalendari rezervon Vllazninë më 23 nëntor në “Loro Boriçi”.

FUSHA – Në Durrës kanë nisur punimet dhe më konkretisht mbjellja e barit në fushë.

Tapeti i barit kishte kohë që kishte dalë thuajse jashtë funksionit dhe ishte bërë e papërshtatshme për të luajtur futboll normal apo për të qarkulluar topin. Ndaj edhe drejtuesit e klubit durrsak kanë menduar, duke përfituar edhe nga kalendari që të bëjnë ndërhyrje në tapetin e stadiumit. Skuadra durrsake, pasi luajti me Partizanin në transfertë, këtë fundjavë shkon në Elbasan dhe më pas do të përballet me Laçin dhe Bylisin. Me shumë gjasa, vetëm në sfidën me Tiranën Teuta mund të rikthehet dhe të luajë në “Niko Dovana”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia.

Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës, pas ndeshjes me Bylisin të luajtur në “Niko Dovana” ka pohuar:

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0.

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në "Mestalla".Trajneri i ri i Barcelonës u mundua të arsyetohet për humbjen e

Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire.

Racizmi në shkallët e stadiumit është duke u kthyer gjithnjë e më shumë në problem.

Juventusi është vetëm një hap larg blerjes së Levin Kurzavës nga PSG-ja, në një shkëmbim shitjeje kokë më kokë me Matia De Shiljon, e cil

Mikel Arteta është duke finalizuar goditjen e tij të parë në merkato.

Zinedin Zidan merr në mbrojtje Garet Bejlin dhe thotë se të gjithë janë të mërzitur për faktin që dëmtohet shpesh.