Njeriu i Kupës për Teutën, Kapllani: Ishim perfektë në pjesën e dytë

16/07/2020 - 14:09

Dejvid Kapllanin mund ta quani ndryshe “njeriun e Kupës”. I shënoi Vllaznisë në çerekfinale dhe tashmë Kukësit. I mjaftuan jo më shumë se dy minuta në fushë që të nderonte durrsakët dhe jepte finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Sulmuesi është në qiellin e shtatë pak kësaj rrjete dhe nuk ngurron që ta pohojë.“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur, është mundi i një sezoni. Për fat, e kapëm finalen e Kupës së Shqipërisë dhe tashmë kemi shansin që të marrin një trofe, i cili do të ishte edhe dhurata më e bukur për 100-vjetorin e klubit tonë.

Goli ishte një ndjesi shumë e bukur, jam në qiellin e 7-të. I falënderoj që të gjithë çunat e ekipit dhe presidencën. Tashmë le të mobilizohemi dhe shpresoj që ta sjellim kupën në Durrës”, tha fillimisht “pinjolli” i Kapllanëve.

Durrsakët u transformuan në pjesën e dytë dhe sidomos në 20-minutëshin e fundit. 19-vjeçari rrëfen se përmbysja erdhi si rrjedhojë e përqendrimit dhe zbatimit të këshillave të Edi Martinit.

“Nuk është se ndryshoi ndonjë gjë e madhe, e megjithatë ekipi hyri më i përqendruar në fushë dhe kjo dha efektet e veta. Pastaj zbatuam me përpikëri edhe urdhrat e trajnerit, ndaj edhe e bëmë aq perfekte pjesën e dytë”, saktësoi i riu.

Në Durrës do të ketë shpërblim nëse fitohet edhe trofeu, megjithatë Kapllani saktëson se tashmë nuk e kanë mendjen te lekët. “Besoj se do të ketë premio, por më shumë rëndësi tashmë ka që të ngremë kupën. Lekët nuk na kanë munguar dhe as nuk do të na mungojnë”, përfundoi sulmuesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër sezonet në Angli dhe ndryshimi i disa trajnerëve nuk i kanë shërbyer Pol Pogbasë për t’u rikthyer në nivelet stratosferike të kohës

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi.

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën.

Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Teuta nuk ka pasur fat në short, teksa në turin e parë të Ligës së Europës do të ketë Beitar Jerusalemin, por pavarësisht kësaj, mesfusho