Nuk lejohet të protestosh ndaj arbitrit të ndeshjes, Serie A bëhet gati të rikthehet në fushë

21/05/2020 - 16:50

Në pritje për të mësuar datën se kur mund të kthehet në fushë, Serie A tregon se si do të jetë futbolli në kohën e pandemisë. Liga Italiane e Futbollit publikoi udhëzimet e reja që futbollistët dhe skuadrat duhet të zbatojnë për pjesën e mbetur të sezonit.

Kështu, janë përcaktuar se në çdo stadium, maksimumi i personave të pranishëm, përfshirë lojtarët, stafet teknike, operatorët televizivë dhe gazetarët, nuk duhet të jetë më i lartë se 300. Po ashtu, nuk lejohet shtrëngimi i duarve, përqafimet, apo fotot e skuadrave.

Një risi ka të bëjë me arbitrat. Nuk lejohen protestat dhe asnjë futbollist nuk mund të afrohet më zyrtarin e ndeshjes më afër se distanca e sigurisë 1.5 metër. Sa i përket intervistave, zonat mix të stadiumeve do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa konferencat për shtyp duhet të zhvillohen online.

Të qarta edhe udhëzimet mbi protokollin e ri sanitar, ku futbollistët duhet të përdorin dhomat e zhveshjes vetëm në grupe të vogla që duhet të respektojnë distancat e sigurisë. Serie A bëhet gati në këtë mënyrë për t’u rikthyer në fushë, ndërsa vendimi përfundimtar i qeverisë italiane do të merret vetëm në datën 28 maj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klubet e futbollit janë duke u përgatitur për të rifilluar kampionatin teksa kanë nisur edhe stërvitjet.

Interi ka hedhur në “kosh” ofertën e Barcelonës 50 milionë euro plus dy futbollistë për të marrë në këmbim sulmuesin argjentinas Lautaro

Në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare po vazhdon përgatitjet

Si sot një vit më parë Massimiliano Allegri i dha fund aventurës me Juventusin skuadër me të cilën fitoi 5 tituj kampion radhazi.

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.