Mbrojtësi brazilian Leo Duarte nuk po gjen hapësira në formacionin e Milanit dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur ta japin në huazim për 6 muaj në kampionatin turk.

Sipas mediave italiane, Duarte do t’i bashkohet skuadrës së Istanbul Basaksehirit për huazim 6-mujor, me qëllim që të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të gjejë formën e duhur, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë, që e ka lënë disi mbrapa.

Milani pagoi 10.5 milionë euro verën e 2019-ës, për të marrë kartonin e Duarte nga Flamengo, por që atëherë ka luajtur vetëm 9 ndeshje me fanellën kuqezi dhe nuk ka arritur të fitojë besimin e Stefano Piolit.