Kristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, në debutimin e tij në Champions me fanellën e Juventusit. Vendimi i gjyqtarit Feliks Bryzh, për të larguar nga fusha e lojës yllin portugez, nuk është pritur aspak mirë nga Pavel Nedved.

“Marca” zbulon se zëvendëspresidenti e ka pritur gjyqtarin gjerman në tunelin e stadiumit në përfundim të pjesës së parë duke i kërkuar sqarim për kartonin e kuq.

Toni i Nedved ka qenë tepër i lartë, gjithsesi gjyqtari Bryzh vazhdoi ecjen e tij pa i dhënë shpjegim çekut.