Oferta e majme e Monacos për Icardin

19/08/2019 - 14:40

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majme vjetore.

Sipas mediave italiane, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit argjentinas pagë vjetore prej 12 milionë euro.Ndërsa, Interit Monaco pritet t’ia ofrojë 65 milionë euro plus bonuse për shërbimet e argjentinasit.

Icardi është plotësisht jashtë planeve të Interit dhe vazhdon ta refuzojë kalimin te Napoli, sepse e dëshiron transferimin te Juventusi, edhe pse tani duket seç herë e më i pamundur për të kalimi te kampioni italian.

Sipas Rai Sport, Monaco ka shfaqur interesim të madh për Icardin tani.Klubi i League 1 është i gatshëm t’ia ofrojë Interit shumën e njëjtë që po ia ofron Napoli, 65 milionë euro plus bonuse, por pagë shumë më të lartë Icardit, plot 12 milionë euro në sezon për pesë vjetët e ardhshme.

Besohet se Napoli i ka ofruar Icardit pagë vjetore prej 7.5 milionë euro plus bonuse.Interi parapëlqen ta shesë Icardin jashtë Italisë, bile në një klub që nuk është as në Ligën e Kampionëve, megjithatë gjithçka varet nga dëshira e lojtarit dhe menaxheres së tij Wanda Nara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Suksesi i Milanit në Veronë la shumë të pakënaqur mes tifozërisë kuqezi.

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një më

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qyt

Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukakut, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passir

Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe skuadra durrsake do t’i përqendrojë përgatitjet në dy “frontet”, Kupën e Shqipërisë, të cilën

Futbollistët e Teutës janë rikthyer dje në stërvitje, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit.

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.