Lajm i bujshëm nga Anglia: Newcastle pritet të bëhet së shpejti një superfuqi futbollistike, në nivelin e Manchester City, sepse po ndërron pronar. 

Mike Ashley ka rënë dakord që t'ia shesë klubin sheikut Khaled bin Zayed Al Nehayan, sipas mediave kryesore në Britaninë e Madhe. 

The Sun shkruan se miliarderi ka ofruar 350 milionë sterlina dhe dokumentacioni i është paraqitur edhe Premier Ligës, që duhet të japë aprovimin. Al Nehayan është kushëriri i pronarit të Manchester City, Sheikut Mansour.

Synimi i parë i tij do të jetë konfirmimi në stol i Rafa Benitez, para se të nisë një fushatë përforcime Faraoni ke ne verë, për ta kthyer Newcastle në një klub elitar, pas shumë vitesh plot vuajtje, me pronarin aktual Ashley që e drejton klubin prej 13 vitesh pa asnjë sukses dhe me shumë kritika nga tifozët.