Padia e Levantes, Barcelona rrezikon përjashtimin nga Kupa e Mbretit

18/01/2019 - 15:09

Barcelona mund të eliminohet në tavolinë nga Kupa e Mbretit për këtë edicion, edhe pse rezultatet në fushën e blertë e kanë kualifikuar në çerekfinale, kundërshtarja e “blaugranave” në fazën e 1/8-ave, Levante, i ka paraqitur gjyqtarit të vetëm të Komitetit të Konkurrencës ankesën për të ndëshkuar Barcelonën, duke pretenduar se skuadra katalane ka aktivizuar një lojtar të skualifikuar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar.

Juan Bandariz, i njohur nga të gjithë si Chumi, është aktivizuar nga trajneri Valverde, pavarësisht se ishte skualifikuar me ekipin e dytë të Barçës, pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar, në ndeshjen e luajtur kundër Castellon.

Drejtuesit e Levantes këmbëngulin se Barcelona dështoi në përmbushjen e pikave të Kodit Disiplinor të RFEF, konkretisht duke shkelur nenin 56.3 të tij. Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Sidoqoftë, si Levante ashtu dhe Barcelona, në rast se vendimi i gjyqtarit i dëmton interesat e tyre, pritet ta dërgojnë çështjen në CAS. Është një situatë e ngjashme me atë të Denis Cheryshev, i cili është aktivizuar kur ishte i skualifikuar dhe Real Madridi u përjashtua nga Kupa e Mbretit. Megjithatë, Barcelona ka përgënjeshtruar gjithçka, duke u bazuar te një ndryshim i rregullores, të bërë në nëntor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley N

Ka qenë një kampionat shumë i ekuilibruar, ku ajo që bie në sy është se shpesh skuadra që shënon e para fiton ndeshjen.

Luiza Gega u konfirmua kampione e Ballkanit në salla të mbyllura në garën e 3000 metrave.

Për herë të parë në historinë e botërorëve të futbollit, një turne i përmasave të tilla mund të organizohet në 4 shtete të ndryshme.

Sipas "Le Parisien" Adrien Rabiot në fund të sezonit do të transferohet te Barcelona.

Futbolli dhe miliarderët janë një binom suksesi në epokën moderne të top-këmbës ndaj dhe fuqia e tyre pasqyrohet dhe te rezultatet e skua

Gerhard Progni ka qenë pjesë e Kukësit për dy sezone, duke dhënë një kontribut të vyer në sukseset e arritura në kampionat dhe

Ka nisur me frikë mëngjesi i sotëm për Wanda Nara-n, gruan dhe agjenten e sulmuesit të Interit, Muaro Icardi.

Pas fitores ndaj Kukësit, lojtari më i mirë i takimit ishte Isli Hidi, dhe gardiani i Teutës u shpreh: