Fabian Beqja është një nga lojtarët e rëndësishëm të Teutës dhe mbi të gjitha bën disa pozicione.

Si ish-trajneri Bledi Shkëmbi, ashtu edhe ai aktual, Edi Martini, e kanë përdorur Beqjen herë në mbrojtje dhe herë në mesfushë për nevoja të skuadrës.

Tashmë që kampionati është ndërprerë, durrsaku mundohet të shfrytëzojë atë pak kohë për stërvitje, bashkë me lojtarët e tjerë që jetojnë në qytetin bregdetar.

Futbollisti që luan më tepër në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës, flet për situatën pas përhapjes së koronavirusi dhe ditët pa futboll.

Fabian, çfarë po bën në këto ditë ngujimi për të gjithë në Shqipëri?

Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë, por shpresoj që të kalojë sa më shpejt. Gjithsesi, duhet kujdes i madh nga të gjithë. Duhet që të reduktojmë lëvizjet në këto momente, sepse është shumë e rëndësishme.

Është e vështirë për një futbollist që të qëndrojë i mbyllur në shtëpi?

Besoj se për të gjithë futbollistët është e vështirë të rrinë pa futboll, por në këtë situatë që ndodhemi duhet të mendojmë për shëndetin tonë dhe familjes. Të hedhim këtë situatë pas krahëve dhe pastaj të vazhdojmë futbollin duke u kthyer në normalitet.

Po stërviteni?

Unë po stërvitem rregullisht. Po zbatoj me perpikmeri planin stërvitor që na ka dhënë stafi teknik. Edhe pse në kushte shtëpie, duhet të stërvitemi për të qenë në formë.

Me shpresën se kampionati do të nisi në muajin e ardhshëm, ku e shikoni Teutën në fund të këtij sezoni?

Në këtë moment nuk mendoj për futboll apo rivalë. Thjesht duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të kaluar këtë situatë.