Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve.

Në minutën e 75-të, mbrojtësi serb Jovanovicç, që aktivizohet në radhët e Bordosë, ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj “yllit” të Austrisë Hanes Uolf, duke i thyer këmbën këtij të fundit.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Salzburgut, mësohet se kishte arritur akordin me Lajpcigun, dhe më 1 korrik do të transferohej te klubi gjerman, por pas kësaj situate, ai duhet të presë një kohë të gjatë për të bërë debutimin në Gjermani.