Të gjithë adhuruesit e futbollit janë ndeshur me panorama nga më të ndryshmet të stadiumeve apo fushave sportive në mbarë botën. 

Por këtë herë një pamje mjaft interesante vjen nga kategoria e pestë në Gjeorgji.

Skuadra FC Kvareli Duruji i luan ndeshjet e saj në oborrin e një kështjelle antike. Këto imazhe menjëherë u bënë virale edhe në rrjetet sociale.