Christian Panucci ka qenë pjesë e Real Madrid, aktualisht është trajner i Shqipërisë, por për “El Cope Partidazo” ka analizuar kalimin e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid te Juventus, ndërkohë që nuk ka harruar që të flasë dhe për karrierën e tij si futbollist.

"Cristiano do të ketë sukses, sepse ai është shumë i mirë, pse të mos e bëjë ", tha Panucci, i cili në CV-në e tij si futbollist ka të shkruar ekipe si: Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.

"Është çmenduri normale për Cristiano-n, ai është më i miri në botë. Është një nënshkrimi shumë i zgjuar që do t'u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali", tha ai. "Cristiano ka Champions-in në gjak”, tha fillimisht ai.

Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe tregoi për largimin e tij nga Real Madrid pas dy sezoneve e gjysmë. "Doja të largohesha nga Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive, me keqardhje e them tani, kur u largova nga Madridi unë isha i bindur".

Italiani pas aventurës spanjolle shkoi tek Inter-i në Serie A në sezonin 1999-2000.Për sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist. "Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Madridin, Zidane u largua, Cristiano po ashtu … Nuk është e lehtë të zëvendësohen ata dhe më shumë pas fitores së 3 Champions-eve radhë".