Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në një intervistë ku foli për situatën politike mes dy vendeve nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me përballjen që vendosi shorti i “Europa League”, atë mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

Korçarëve ashtu si Kombëtares shqiptare para 3 vitesh do t’u duhet të vizitojnë stadiumin e Beogradit dhe Brnabiç duke iu referuar ngjarjeve të 14 tetorit shpreson se në këtë ndeshje të mos përsëriten të njëjtat probleme edhe pse nuk siguron asgjë. “Fillimisht, duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin.

Ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujtdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë pë “Ora News” në lidhje me përballjen shqiptaro-serbe në fazën e grupeve të Europa Ligës.