Përpara ndeshjes Partizani-Teuta, që mbahet këtë të shtunë, trajneri Shkëmbi së bashku me kapitenin, Renato Arapi, kanë dalë në një konferencë për shtyp. Fillimisht pyetjeve të gazetarëve, iu përgjigj trajneri Bledi Shkëmbi, i cili theksoi:-

"PËRBALLAJA— "Të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë, pas dy fitoresh. Kundër Partizanit është gjithmonë është vështirë. E dimë shumë mirë çfarë do të thotë për Partizanin të fitojë derbin dhe si ndikon në asketin psikologjik. Pavarësisht kësaj ne jemi përgatitur mirë në çdo aspekt për të përballuar Partizanin".

TIFOZËT DHE OBJEKTIVI – “Mungesa e tifozëve është minus për ne dhe për Partizanin. Një futbollist luan mirë kur ka tifozë, si kur i ka në mbështetje, ashtu edhe kur i ka kundër. Objektivi? Do bëjmë ndeshjen tonë, duam të marrim tre pikët gjithmonë. Pas ndeshjes bëhen analizat se sa kemi dhënë dhe sa kemi merituar. Shkojmë të luajmë futboll të mirë, të vëmë në vështirësi Partizanin dhe të tentojmë ta fitojmë”.

Kapiteni i Teutës Renato Arapi u shpreh:-

"VENDI I PARË—Nuk jemi shumë të surprizuar për pozicionin, pasi objektivi ynë ka qenë që të pretendojmë më shumë se sezoni i kaluar. Atmosfera është pozitive dhe pas fitores me Kukësin besimi është shtuar edhe më shumë. Ndeshja me Partizanin do të jetë një matës i forcave".

TRI PIKË PËRBALLË PARTIZANIT— "Gjithmonë fitorja i kënaq të gjithë. Kur luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi si Partizani, edhe një pikë është mirë. Do të thosha që ka harmoni, djemtë janë përshtatur dhe janë shumë të mirë".