Pas Ronaldos, Juventusi ëndërron edhe Marcelon

12/07/2018 - 14:07

Ndoshta është një indicie që nuk e bën të mjaftueshme të raportohet për lajm. Por diçka e tillë, nëse iu komunikohet tifozëve, e për më tepër vetëm 24 orë pasi u zyrtarizua “transferimi i shekullit”, sigurisht që mund t’i bëjë të kalojnë në delirë e pse jo të ëndërrojnë.Mbrojtësi brazilian i Realit, Marcelo, është bërë ndjekës i profilit zyrtar të Juventusit në “Instagram”.

Me shumë gjasë, ky është një tregues që ka të bëjë më shumë për afrimitetin e tij me Cristiano Ronaldon, me të cilin është shok jo vetëm për një çështje të thjeshtë: gjuha dhe komunikimi më i lehtë me portugezin.Por, tifozët bardhezinj të Juventusit po ëndërrojnë dhe këtë e kanë shfaqur hapur edhe në rrjetet sociale, ku “hashtag”-u #Marcelo po kthehet në trend edhe në “Twitter”.

Mes të tjerash, kjo çështje është e lidhur edhe me nevojat për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Gjithçka mbetet e lidhur me fatin e një tjetër braziliani, si Alex Sandro, i cili gjithmonë ka qenë mes dilemës mes nxjerrjes së tij në merkato dhe mundësisë për ta mbajtur, përmes rinovimit të kontratës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Askush si ai. Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme.

Leo Messi ka pësuar një frakturë në kockën e krahut të djathtë dhe do të qëndrojë për 3 javë larg fushave.

Marc Marquez është shpallur sot kampion bote në Moto GP për sezonin 2018-2019, titulli i shtatë kampion në karrierën e pilotit

Pas një pritjeje të gjatë, më në fund UEFA ka marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dosjen e Milanit.

Dy ekipe durrsake në krye të renditjes së Superligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 4-t.

FSHF-ja i kishte bërë vlerësim maksimal ndeshjes Laçi-Teuta, që u luajt në fushën asnjanëse të Elbasanit.

Teuta i shkaktoi humbjen e parë Laçit në këtë sezon të Superiores dhe mori fitoren e dytë radhazi, ndërsa trajneri Blendi Shkëmbi nuk e f

Manchester United kishte përmbysur rezultatin dhe po fitonte 1-2 në fushën e Chelsea, por në minutën e 6 shtesë të ndeshjes, Ross Barkley

Gerhard Progni u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Teuta, teksa asistoi për golin e parë dhe shënoi golin e dytë.

Real Madrid ka humbur në “Santiago Bernabeu” me Levanten, duke u zhytur edhe më thellë në krizë.