Çekia arriti të triumfonte me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Skocisë, në përballjen e zhvilluar në Glazgou. Heroi i çekëve, ishte padyshim sulmuesi Patrik Shik, i cili realizoi dopietë në minutat 42 dhe 52-të.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili është pjesë e Bajern Leverkuzen në gjermani, i magjepsi të gjithë me golin e dytë të realizuar nga 45.5 metra. Shik përfitoi nga dalja e portieri Marshall, duke e kapur në befasi portierin 36-vjeçar me një gjuajtje të kalibruar.

Një fitore mëse e merituar kjo e Çekisë, që u shfaq dominuese në pjesën më të madhe të sfidës. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Silhavi, udhëheq kështu Grupin D me pikë të barabarta me Anglinë.

Sfidën e radhës ata do e luajnë ndaj Kroacisë më datën 18 qershor, ndërkohë që Skocia do të përballet me Anglinë.