Pele krahason veten dhe Maradonën me Mesin: Ai ka vetëm një aftësi…

06/12/2018 - 15:04

Braziliani Pele ka folur për krahasimin me Mesin. Ai ka përfshirë në këtë "debat" edhe rivalin e tij më të madh të të gjithë kohrave, Diego Armando Maradonën. Sipas brazilianit Mesi ka vetëm një aftësi, duke cilësuar se ai është i varur nga këmba e tij e majtë.

"Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi, i cili përdor topin mirë, gjuan me të djathtën dhe me të majtën, dhe tjetri, që gjuan vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq topin mirë? Për tu krahasuar me Pele duhet të jetë dikush, që gjuan mirë me të dyja këmbët, por shënon edhe me kokë", shprehet Pele.

Ky i fundit vendosi veten mbi yllin argjentinas, por nuk harroi as Maradonën. "Sa më përket mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë, ndonëjherë. Nëse më pyet mua a ishte ai më i mirë se Mesi atëherë unë do të them "Po". Edhe Bekenbauer dhe Krujf ishin po ashtu të shkëlqyer", shton legjenda braziliane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sezon që po shkon drejt fundit mes polemikash për Callem Hudson-Odoi, që mesa duket do e mbyllë me një lajm të rëndë.

Teuta dhe Goga Basket kanë fituar ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në basketboll për meshkuj, duke mundur respektivisht Tiranë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e javës së 30-të që zhvillohet ditën e sotme në Bundesliga, mes Volfsburgut dhe Aintrahtit

Mauro Icardi drejt Paris Saint Germain! Një lajm sensacional i Gazzetta dello Sport, që u referohet zhvillimeve të fundit në merkato.

Lojtarët e Manchester United janë përplasur me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes, të zemëruar pas humbjes poshtëruese 4-0 në fushën e E

Superiorja ende nuk është mbyllur, ndërkohë që kanë mbetur edhe gjashtë javë kampionat.

Pas fitores në tavolinë me Kamzën, Teuta do të mendojë vetëm për ndeshjen e fundjavës në transfertë ndaj Kukësit.

Humbja 4-0 ndaj Evertonit mesditën e së dielës turpëroi edhe mbrojtjen e Mançester Junajtid këtë sezon.

PSG u kurorëzua një natë më parë kampion i Francës për herë të tetë, me parizienët që gjithashtu e festuan titullin edhe me një fitore nd

Një tragjedi ka goditur futbollin brazilian, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Valdiram Kaetano de Morais, në moshën 36-vjeçare.