Pak ditë më parë, djali i Pele deklaroi se i ati është i rënduar fizikisht dhe psikologjikisht, ndaj refuzon daljet në publik për shkak të gjendjes aspak të mirë shëndetësore, por vetë legjenda braziliane e futbollit ka përgënjeshtruar të birin.

“Jam mirë dhe i përballoj më së miri limitet e mia fizike, ndonëse provoj të lëviz sërish topin. Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet tuaja, por jam mirë. Këtë vit pres të festoj përvjetorin tim të 80-të dhe kaloj ditë të mira e të tjera jo aq të mira, por janë normale për moshën time”, deklaroi Pele.

Futbollisti më i mirë i shekullit të kaluar sipas FIFA-s, mohoi tërësisht deklaratat e të birit, duke theksuar se nuk e ka humbur aspak besimin te vetja dhe se respekton tërësisht agjendën e tij, ashtu si edhe limitet fizike për shkak të moshës.