Përgjimet/ "Kërkova 14 zogj", si u vunë bastet për kornet në ndeshjen e Realit

18/06/2019 - 14:33

Tjetër kapitull në ndeshjet e trukuara në kampionatin spanjoll. Gazeta “El Pais” zbulon se si kreu i grupit të strukturuar që trukonte ndeshjet, Karlos Aranda dështoi me planin e tij në sfidën Malaga-Real Madrid, e cila u luajt më 21 majin e vitit 2017.Ishte java e fundit e kampionatit dhe ende nuk ishte vendosur titulli kampion në Spanjë.

Kishte një duel në distancë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Këta të fundit e fituan ndeshjen 0-2 me golat e Ronaldos dhe Benzemasë. Malaga kishte mbijetuar në elitën e futbollit spanjoll dhe nuk luante për asgjë.

Policia ka marrë në dorë disa përgjime mes Karlos Arandës dhe futbollistit të Malagës, Recio. Ky i fundit është futbollist i Leganesit dhe në atë kohë aktivizohej me Malagën. Një ditë pas ndeshjes, më 22 maj, Aranda e telefonon Recion dhe i kërkon llogari për dështimin e planit për numrin e korneve.

Kjo është biseda që ka publikuar gazeta “El Pais”:

Aranda: Dëgjo! Dëgjo! Dëgjo këtu, të kërkova 14 zogj dhe gjatë ndeshjes u bënë 16 zogj. Nuk e mora vesh pse e bëre këtë. Çfarë k… jam!

Recio: Çfarë po thua se nuk të marr vesh?

Aranda: Bëtë 16 korne. Kuptove tani?!

Recio: Aha, kishte 16 korne në ndeshjen e djeshme? Unë nuk i numërova.

Aranda: E pabesueshme plako. Unë isha në shtëpinë time dhe po i bija kokës me grushte.

PËRGJIMET

Ndeshja mes Realit të Madridit përfundoi me 16 korne në total, ku 9 i bëri njëra skuadër dhe 7 korne i bëri ekipi tjetër. Por ky është vetëm një fragment ku Recio shfaqet si një nga personat që ka ndikim te të tjerët në trukimin e rezultatit të ndeshjeve.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në këtë organizatë dhe ka qenë një njeri i besueshëm i Arandës dhe zbatonte urdhrat e tij. Në përgjime shfaqet sërish emri i tij për një karton të verdhë.  Aranda kontakton me mikun e tij Injacio Ojeda dhe diskutojnë sërish për dështimin e planit.

Ojeda: Më thanë që të vendosja 600 euro dje për një karton të verdhë të Recios.

Aranda: Të Atletikos së Madridit?

Ojeda: Jo, jo. Në ndeshjen Malaga-Sevija. Kartoni i verdhë i Recios kishte koeficientin 1.96.

Aranda: Dhe nuk e mori kartonin?

Ojeda: Jo, vëlla. Dhe ai bëri 20 mijë faulle…

Aranda: Dhe përse nuk ma the më përpara këtë gjë?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.

Arthur Melo i ngrin buzëqeshjen Juventusit, Barcelonës por dhe vetë Pjanic.

Nga e thënë në të bërë, Inter dhe Icardi me në fund pas një luftë të ashpër janë në prag divorci përfundimtar.

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit.

Dejan Kulusevski firmosi me Juventusin në merkaton e janarit, teksa do të luajë me bardhezinjtë duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi

Teuta e ka fituar me rezultatin 4-0 miqësoren e zhvilluar në Durrës kundër Erzenit.

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re.

Tre shitje për të arkëtuar plot 160 milionë euro dhe për të rimodeluar sulmin.