Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatën kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.

Sakaq, ky rezultat është edhe humbja e parë që në debutimin e kuqezinjve në stadiumin “Air Albania” duke qenë se dje ishte inaugurimi i tij dhe pritej një paraqitje më dinjitoze në fushë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, gjërat nuk kanë shkuar mirë as për trajnerin Edi Reja. Tekniku italian ishte i qetë në prononcimet për mediat teksa në momentin qe do të dilte në konferencë për shtyp, duket se ka hasur në një problem.

Ai kishte dëmtuar krahun e tij dhe ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur që ka çuar në dëmtimin e Rejës. Sakaq, edhe gazetarëve u është kërkuar që ta lënë të lirë trajnerin italian sepse kishte pësuar një dëmtim.

I dërguari i UEFA-s për mediat, ka kërkuar në konferencë të respektohet trajneri dhe të mos bëhen shumë pyetje. Në këtë mënyre, konferenca e Rejës ka zgjaur vetëm 3 pyetje.