Ivan Perisiç është emri më i nxehtë për momentin në shtëpinë e Interit sa i përket merkatos së daljes. Kroati, i cili deri tani këtë sezon nuk ka pasur një rendiment të kënaqshëm, vazhdon të ketë shumë admirues në Premier Ligë dhe Interi mund të vendosë ta sakrifikojë në emër të “Fair Play Financiar”. Por, presidenti Zhang nuk është i gatshëm të bëjë asnjë skonto.

Kështu që klubet e interesuara duhet të bëjnë një ofertë të rëndësishme, pasi vlerësimi i ish-yllit të Volfsburgut është te 50 milionë eurot. Sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër provë që mund të sjellë shitjen e nënkampionit të botës është edhe vullneti i Interit për të mbyllur sa më shpejt për Rodrigo De Pol. Argjentinasi ka shpërthyer në krahun e majtë, i cili sot është pronë e Perisiçit. Fiton tifozi – Fyeu Perisiçin, por merr fund pezullimi për tifozin zikaltër.

Më 12 maj 2018, Interi sapo kishte humbur kundër Sasuolos 2-1 në “San Siro”. Tifozët, shumë të zhgënjyer, iu kthyen lojtarëve teksa shkonin në tunel. Perisiç ndaloi për një intervistë dhe një tifoz i ulëret “Trap, shko të bësh dush…” Reagimi i lojtarit ishte: “Eja poshtë, zbrit poshtë”. Situata u nxeh, agjentët e policisë identifikuan tifozin nga Breshia, e denoncuan dhe e përjashtuan nga stadiumi për 3 vite. Por, tifozi denoncon Perisiçin në polici për kërcënimet e kroatit me fjalët “të vras, të vras”. Më pas Apeli në KAS dhe pezullimi i përjashtimit të tij.