Periudhë e keqe për futbollistin e Interit, aksidenton një grua para derbit të Italisë

06/12/2018 - 11:54

Lautaro Martinez në telashe para derbit të Italisë, Juventus-Inter. 21-vjeçari argjentinas është përfshirë në një aksident automobilistik, fatmirësisht pa pasoja të rënda, ndërsa po drejtonte automjetin e tij tip Porsche Boxter në sheshin Buonarroti në qytetin e Milanos.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur një 37-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Aksidenti ndodhi teksa Lautaro po shkonte për një përurim mondan në qendër të qytetit bashkë me disa futbollistë të tjerë zikaltër (Icardi, Vecino, Gagliardini dhe Perisic) dhe me milanistët Donnarumma edhe Abate. Lajmet e fundit tregojnë se aksidenti nuk ka lënë pasoja të rënda për gruan që po udhëtonte me biçikletë.

Nuk është një periudhë me fat për Lautaro Martinezin, që po gjen shumë pak hapësira në skemat e Lucciano Spallettit. Edhe javën e kaluar u vu në siklet nga mesazh i babait të tij në Twitter, që kritikonte pikërisht Spallettin për minutat e pakta që i ka rezervuar futbollistit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mercedes vijon dominimin e tij në Formula 1.

Stërvitja e fundit për javën parapërgatitore të Kombëtares.

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave.

Teuta luan Europën kundër Kastriotit. Edhe pse janë në vend të 3-të, çdo gabim mund t’u kushtonte rëndë durrsakëve.

Ditën e diel, në rrugët qytetase të Montekarlo, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, gara e gjashtë sezona

Futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp,

Presidenti i Paris Saint Germainit, Al Khelaifi është në telashe.

Një incident i shëmtuar u shënua në ndeshjen mes Viterbeses dhe Arecos e vlefshme për Serinë C.

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Mauricio Sa