Kapiteni i Borusias së Dortmundit, Mats Humels është krenar për reagimin e skuadrës së tij dhe tha se zikaltrit shënuan 2 gola me dy goditje në portë.

Humels gjithashtu tregoi se ekipi kishte besim dhe në dhomat e zhveshjes foli për mënyrën se si mund ta përmbysnin këtë ndeshje dhe tregon kënaqësinë që ia dolën me sukses.

“Interi ishte vrasës në kundërsulm dhe na shënoi dy gola me vetëm dy goditje. Ne nuk e bëmë këtë gjë pjesën e parë. U lamë më shumë hapësira sa duhet, por në pjesën e dytë bëmë një ndeshje vërtet të shkëlqyer dhe fantastike.

Folëm me njëri-tjetrin në pushim dhe thamë se duhet të vazhdonim të luanim siç kishim bërë më parë me topin, por duhet të krijonim më shumë raste për t’i shndërruar në gol. E dija që do të bënim një ndeshje të mirë dhe jam krenar për skuadrën”, tha kapiteni i Dortmundit.