Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë botën.

Përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me rastin në fjalë, ka reaguar dhe UEFA e cila bën me dije se futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore në spital.

Njoftimi i plotë i UEFA-s: 

Pas urgjencës mjekësore që përfshiu lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim krize ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45 CET. Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar.