Plani i Superiores, ja si përfundon sezoni futbollistik

16/05/2018 - 14:02

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë për t’u mbyllur Kategoria Superiore. Në fundjavë dhe në mesjavë do të luhen dy javët e fundit të kampionatit, teksa paraprakisht mendohet të zhvillohen të shtunën dhe të mërkurën. Mbeten vetëm të zyrtarizohen, ndërkohë që dilemat më të mëdha lidhen me skuadrën që do shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë, si dhe kush do të marrë pjesë në kupat e Evropës.

Për të lënë Superioren Vllaznia është ekipi më i rrezikuar, pasi ka pesë pikë më pak se Kamza dhe Teuta. Në dy javë të rikuperosh kaq pikë duhet një mrekulli. Gjithsesi mbeten për t’u parë edhe dy takimet e fundit me Kukësin dhe Skënderbeun.

Durrsakët me shumë gjasa i kanë mbyllu llogaritë, pasi presin Lushnjën në shtëpi dhe me tre pikët matematikisht qëndrojnë në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Ndryshe situata për Kamzën, që e ka vetë në dorë gjithçka, mjafton të mundë Laçin në shtypi këtë fundjavë.

Bardhezinjtë nga ana tjetër duan vendin e katërt për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës dhe kjo arrihet nëse marrin pikët e plota, ndryshe duhet të gabojë edhe Partizani, që luan me Flamurtarin në fushë asnjanëse dhe kundër Kamzës. Kukësi i ka mbyllur llogaritë me vendin e dytë dhe kampionatin e mbyll me një takim kundër vlonjatëve në shtëpi.

Më parë shkon në Shkodër për t’u ndeshur me Vllazninë. Luftëtari-Skënderbeu është një takim interesant këtë javë, ndërkohë që gjirokastritët kampionatin e mbyllin në Lushnjë. Për korçarët ndeshja e fundit është e Vllazninë në shtëpi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hot

Talenti 14-vjeçar i Dinamo Bedgrove, Luka Kampanaro ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundër

Chelsea ka pezulluar 4 tifozë, duke mos i lejuar ata të ndjekin ndeshjet e “bluve” të Londrës, që po zhvillojnë një hetim mbi pretendimet

Pritjes së Gianni De Biasit, për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje duket se po i vjen fundi.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021.

Gjyqtari Klajdi Kola dhe ndihmësit e tij të shumtë në fushë e kaluan pa ndëshkim përplasjen fizike gjatë lojës mes kapitenit të Teutës, T

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes.

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit.

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron

Vetëm pak muaj në Itali dhe Kristiano Ronaldo duket një italian i vërtetë, sikur ka një jetë që luan te Juventusi, sepse është ambientuar