Plas te kombëtarja e Anglisë, sherr për bonusin e Botërorit

16/09/2019 - 12:53

Imazhi i heronjve të ko mbëtares angleze ësh të njollosur prej një sherri për ndarjen e bonusit të Kupës së Botës 2018 prej 3 mln sterlinash. Yjet e “Tre Luanëve”, Herri Kejn dhe Xhordan Henderson u shpërblyen për arritjen e tyre deri në gjysmëfinale në Rusi një vit më parë.

Ata ishin në krye të diskutimeve për ndarjen e bonusit, por të tjerë lojtarë u lanë jashtë negociatave. Tifozët e Anglisë i kanë quajtur të pangopur lojtarët për këtë sjellje, ndërsa legjenda e portës Peter Shilton ka mbetur i shokuar nga kjo sjellje. Gjatë turneut në Rusi, yjet e kombëtares u vlerësuan duke qenë se vendosën të dhurojnë bonusin që ata fituan për çdo ndeshje (2.500 paund) për bamirësi.

Por “The Sun” zbulon se një grup lojtarësh negocioi me federatën bonusin e performancës së ekipit në Rusi. Ky grup lojtarësh përfshinte kapitenin Kejn (fiton 200 mijë paund në javë te Totenhemi), Henderson (150 mijë te Liverpuli) dhe Uokerin, Meguajërin, Daierin, Lingardin dhe Delfin. Në muajin maj të këtij viti, FA u shkroi të gjithë lojtarëve se ata do të përfitonin një bonus prej 137 mijë paundësh për rezultatin e tyre në Botëror.

Bordi i lojtarëve të mësipërm instruktoi avokatin sportiv, Pol Fleçer, që t’ua paguante atë firmave të së drejtës së imazhit, në mënyrë që të mos paguanin taksa. Por në fund lojtarët u paguan si punonjës të federatës.FA pagoi madje edhe siguracionin mbi bonusin, 18.809 paund për lojtar.

“Bonusi ishte një shok për ata që nuk e dinin për të. Ata e vlerësuan si të çuditshme që këta djem super të pasur të kishin nevojë për më shumë para. Disa prej tyre e quajtën grykësi të panevojshme. Por në fund të ditës, askush nuk do ta refuzonte”, thotë një burim për “The Sun”.

Ndërsa Peter Shilton, i cili është lojtari me më shumë prezenca në historinë e kombëtares, shtoi: “Kjo tregon babëzinë e disa lojtarëve. Është një krisje e imazhit të një Botërori të shkëlqyer”.Pas turneut, kampioni i botës Kilië Mbape, e dhuroi të gjithë bonusin e Francës (në total 360 mijë sterlina) për bamirësi për fëmijët. Shembullin e tij e ndoqi edhe shoku i skuadrës Blez Matuidi.

“Kilian ka të drejtë kur thotë se ne fitojmë shumë para. Për ne nuk është një shifër e madhe, por për ta është shumë”. Greqia, në Botërorin e 2014-ës, kërkoi që shpërblimi i tyre për kualifikimin në 1/8-at t’i kthehej federatës mbrapsht në mënyrë që ajo ta investonte për të ardhmen e ekipeve kombëtare. “Ne luajmë vetëm për Greqinë dhe popullin tonë”, thanë helenët njëzëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër stilin e lojës së Manchester Unitedit në barazimin 1:1 të dielën, duke thënë

Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë të superligës në basketboll meshkuj ku eipi i Vllaznisë kryeson me 6 pikë të plota.

Në ndeshjet e kampionatit U-19 ka pasur shpesh përleshje mes lojtarëve apo dhunë ndaj arbitrave, por ndodh rrallë që këto fenomene negati

Mançester Siti po përgatitet për një ofertë faraonike për të arritur një marrëveshje të re për rinovimin e kontratës së Rahim Sterlingut.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, mund të emërohet në stolin e Barcelonës në fund të këtij sezoni.

Manchester United po përgatitet për të pritur një tjetër ofertë blerjeje nga Familja Mbretërore Saudite, një ofertë kjo që ka një vlerë m

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi beson se durrsakët të cilët kryesojnë renditjen, kanë pse të kërkojnë që të mbajnë këtë pozicion deri në

Mbrojtësi i Teutës, Blagoja Todorovski, shkëlqeu në ndeshjen e së premtes ndaj vlonjatëve.

Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusi është duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.