Platini: Më dënuan të mallkuarit e FIFA-s, VAR-i i bën arbitrat…

20/03/2019 - 13:17

Rishfaqet Michel Platini. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-presidenti i UEFA-s akuzoi FIFA-n për dënimin e tij, si dhe komentoi edhe përdorimin e teknologjisë VAR.

"Skualifikimi nuk më dëmton, nuk e pranoj. Nuk e ndiej veten të skualifikuar. Zvicra më nxori të pafajshëm, duhet ta kishte bërë dhe FIFA, por nuk e bëri për arsye politike. Gjithçka ishte politike. Vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s e shfrytëzova për të bërë ngë pushim pas 25 viteve impenjim. Nuk më intereson fare pezullimi, që është një palaçollëk prej të çmendurish. Tani çështja do të gjykohet nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk mund të më pengojnë që të punoj në botën e futbollit."

Platini, që ishte kundër që në krye të herës, foli edhe për VAR-in, që sipas tij, po i shndërron arbitrat në kukulla.

"Gjithmonë kam qenë kundër. VAR-i mund të ndihmojë, por më pas është interpretimi: vendos gjithmonë njeriu. Dizenjatorët i kanë shndërruar gjyqtarët në kukulla. Është e vështirë kur e humbet ndeshjen për një gabim të arbitrit, por mbetet njerëzore. Tani është teknologjia, që sërish gabon. Nuk është e mundur ta përcaktosh me saktësi të plotë që një ndërhyje me dorë është ose e jo e vullnetshme. Duhet t’i lëmë njerëzit të luajnë mes tyre. Futbolli është shpikur për lojtarët, jo për arbitrat, që imponojnë rregullat e tyre. Kjo më mërzit shumë. Arkitektë të futbollit nuk janë arbitrat, por futbollistët."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përh

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajn

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për

Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit t

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Për dy vite me radhë, Milani provoi të afrojë mesfushorin kroat Ivan Rakitic, por për arsye të ndryshme negociatat me Barcelonën dështuan

Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforci