Po “çmend” Italinë me paraqitjet e tij, Arsenali dhe Barça në garë për lojtarin e Juves

21/07/2019 - 22:26

Arsenali, Barcelona dhe Evertoni janë klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Moise Ken.

Sulmuesi 19-vjeçar shpërtheu në skuadrën e parë të kampionëve të Italisë sezonin e shkuar, por me konkurrencën që do të ketë me Ronaldon, Dibalën dhe Manxukiçin, ai do ta ketë vështirë të gjejë hapësirat që do donte në skuadrën e Sarrit.

Rivalët e Juves janë gati të përfitojnë. Deri tani Evertoni është skuadra që kishte treguar interes të madh te talenti i kombëtares italiane. Por informacion kanë kërkuar edhe gjigantët e Arsenalit dhe Barcelonës.

Juventusi i ka vendosur 19-vjeçarit një çmim 25-30 milionë euro, por kërkon me ngulm përfshirjen e klauzolës së riblerjes për 40 milionë euro.

Ken shënoi 6 gola në 13 ndeshje në Serinë A sezonin e shkuar dhe fitoi edhe ftesën në kombëtaren italiane, me të cilën festoi edhe dy golat e parë në 3 ndeshje. Juve po përgatitet që të rinovojë deri në 2024 me klientin e Raiolës, përpara se ta shesë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.