Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Polemika në "El Clasico"! Te Barcelona ndihen të vjedhur, pretendojnë për 3 penallti

11/04/2021 - 15:14

Reali i Madridit triumfoi në “El Clasico” ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Barcelonën, në një sfidë me të vërtetë spektakolare.

Megjithatë polemikat nuk kanë munguar edhe në këtë sfidë! Te Barcelona kanë pretendimet e tyre, jo për 1, por për 3 penallti.

Fillimishit katalanasit pretendojnë për një penallti në minutën e 38-të, ku pas një ndërhyrje të Meni, Dembele rrëzohet në zonë, por gjyqtari Gil Manzano vazhdon lojën, duke e konsideruar ndërhyrjen të rregullt.

Ishte përsëri Mendi protagonist në minutat e fundit, teksa ka një kontakt me Brethueit dhe ky i fundit bie në zonë, por përsëri arbitri vazhdon lojën.

Rasti tjetër është ai ku sapo kishte filluar pjesa e dytë, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Kasemiro ka një kontakt me Lengle në zonën e Realit, por përsëri arbitri vazhdon ndeshjen.

Në këto 3 raste te Barcelona mendojnë se të paktën 1 duhet të ishte dhënë penallti dhe për këtë arsye mendojnë se arbitrimi ndaj Realit ishte i njëanshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga dis

Çmimi i Madh i Spanjës u vendos nga parakalimi i Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen, kur kishin mbetur gjashtë xhiro nga fundi i garës.

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë.

Teuta është rikthyer në vendin e parë të kampionatit pas ndeshjeve të djeshme, teksa durrsakët mposhtën Bylisin me rezultatin e pastër 4-

Pas fitores me “poker” me rezultatin 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”, lojtari i ndeshjes, mesfushori i Teutës, Albano Aleksi

Pas fitores me "poker" ndaj Bylisit në stadiumin "Niko Dovana" me rezultatin 4-0, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur duke analizuar

U rikthye te fitorja Teuta, që pas barazimit pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë, ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Byli

Totenhemi ka humbur një shans të artë për të mbërritur vendin e katërt, vend që përkon për zonën Champions.

Një nga më të rëndësishmet në fushë për kombëtaren e femrave është edhe Albina Rrahmani.