Eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës nga Franca e ka dëshpëruar pa masë portierin e Belgjikës Tibo Kurtua, i cili pas ndeshjes nuk i ka mbetur nervat, duke lëshuar deklarata të forta.

“Na mundi një ekip që luante antifutboll. Sulmuesi i tyre qëndronte gjithmonë 30 metra larg portës sonë, diçka që nuk e kisha parë kurrë te Çelsi.

“Do kisha preferuar të ishim mundur nga Brazili, një ekip që mundohet të luajë gjithnjë futboll të bukur dhe ndoshta është më i mirë se ne. Franca nuk është dhe për këtë arsye kjo humbje është shumë e dhimbshme. Franca ka potencial të madh, por vetëm një herë bëri diferencën”.

Kurtua e ka edhe me arbitrat: “Nuk gjykuan mirë, francezët vononin shumë lojën. Edhe një faull ndaj Hazard jashtë zone nuk u akordua”.

Po shorti? “Kaluam në krahun e fortë të tabelës dhe ndonjëherë na vjen keq”.