Postimi i Kumbullës: Krenar për debutimin, meritonim fitoren

28/09/2020 - 15:03

Debutim pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës.

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte autori i një performance shumë bindëse në linjën me tre në prapavijë të Paulo Fonsecas, duke treguar përshtatjen e menjëhershme me shokët e tij të skuadrës Mancini dhe Ibanez.

Një kënaqësi që vetë mbrojtësi shprehu me një postim në profilin e tij në Instagram: "I lumtur për debutimin dhe krenar për barazimin ndaj Juventusit. Meritonim 3 pikët".

Edhe vlerësimi i specialistëve për paraqitjen e 20-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e parë me Romën ishte pozitiv. Nga 6 në 6,5, një notë sa mesatarja e skuadrës.

Sigurisht pak emocione janë të kuptueshme për një lojtar të ri të datëlindjes 2000, megjithatë Kumbulla u shfaq me personalitet dhe i sigurt, pa harruar faktin që luante përballë një skuadre të madhe dhe një sulmuesi të jashtëzakonshëm si Cristiano Ronaldo.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani dhe Roma ofruam një mbrëmje emocionuese në përplasjen e fundjavës në Serinë A (3-3), por spektakli i “San Siros” u njollos në njëf

Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mën

Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin.

Liga Profesioniste e futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e

Aleksandër Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re.

Futbolli është shumë më tepër se një lojë 90 minuta teksa ia del gjithnjë të përfshijë shumë njerëz të cilët apasionohen dhe më pas e bëj

Lorenco Vila krenohet me Teutën. Sulmuesi mendon se skuadra është më shumë se gati për ta nisur sezonin dhe ëndërruar titullin.

Reali i Madridit i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Ligën e Kampioneve, teksa arriti të barazojë 2-2 Myshengladbahun

Lajm i madh për futbollin shqiptar.Bojkotit mesa duket po i vjen fundi dhe për këtë një sinjal e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit