Pranohen gabimet në Milan-Roma, ndëshkohet kryesori dhe arbitri i VAR-it

29/10/2020 - 17:18

Milani dhe Roma ofruam një mbrëmje emocionuese në përplasjen e fundjavës në Serinë A (3-3), por spektakli i “San Siros” u njollos në njëfarë mënyrë nga vendimet e gjyqtarit kryesor Piero Giacomelli, i ka lënë të pakënaqura të dyja palët.

Në rastin e parë, kuqezinjtë u dëmtuan nga vendimi i tij për të akorduar 11-metërsh për një faull te presupozuar të Bennacer ndaj Pedros, por pamjet treguan të kundërtën, spanjolli kishte goditur këmbën e algjerianit të Milanit.

Edhe Roma kishte pakënaqësitë e saj në lidhje me arbitrimin e gjyqtarit nga Trieste në rastin e akordimit të penalltisë në favor të Milanit, për ndërhyrje të Mancinit ndaj turkut Calhanoglu.

Një kontakt thuajse inekzistent, por që për Giacomellin, që ndoshta donte të kompensonte gabimin në rastin e penalltisë së Romës, ishte 11-metërsh.Sikurse shkruan sot “Gazzetta dello Sport”, 42-vjeçari Giacomelli është pezulluar të paktën dy javë.

E pamundur të mendohej se Nivola Rizzoli nuk do të merrte masa nga këtij gjyqtari, pas reagimeve të shumta si në stadium ashtu edhe në rrjetet sociale. Giacomelli do të mund të gjykojë sërish vetëm pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare në nëntor. Sigurisht për ta rinisur nga Seria B e për t’u kthyer gradualisht në elitë.

Përveç Giacomellit është pezulluar edhe Luigi Nasca, arbitër i VAR-it në Milan-Roma, pasi nuk e ka sinjalizuar kolegun e tij në fushën e blertë për gabimet që kishte bërë, ndryshe nga ç’e parashikon protokolli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.

Në fushë ka bërë rivalë të tërbohen, por edhe jashtë fushave Diego Armando Maradona kishte miq e armiq, ndonëse pas ndarjes nga jeta e kë

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Mara

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në transfertën e San Siros ndaj Interit, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në k