Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Prapaskena para ndeshjes me Laçin, ja si drejtuesit e Teutës motivuan skuadrën për të marrë 3 pikët

07/04/2021 - 14:00

“Çuna, ju e dini shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Fitoni me Laçin, pasi kam menduar një shpërblim për ju. Dita e ndeshjes përkon edhe me ditëlindjen e djalit, kështu që kam një arsye tjetër për t’ju gëzuar”.

Ka qenë ky premtimi që ka bërë para ndeshjes ndaj Laçit një nga drejtuesit e lartë të klubit, Ardian Bardhi. Kësisoj, menjëherë pasi skuadra arriti triumfin, presidenca bëri realitet shpërblimin 10 mijë euro, duke kënaqur lojtarët. Kjo nuk është hera e parë që Teuta merr premio pas sukseseve të rëndësishme këtë sezon.

Drejtuesit presin edhe më shumë nga skuadra. Hasanbelliu kërkon titullin e parë kampion si presidenti më i vjetër në futbollin shqiptar. Për herë të fundit durrsakët iu afruan më shumë se kurrë titullit në vitin 2012.

Dy ndeshje radhazi në transfertë ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe në mes gjysmëfinalja e Kupës. Teuta luan të shtunën për llogari të javës së 27-të kundër Apolonisë në Fier, aty ku trepikëshi bëhet detyrim.

Më pas, më 14 prill luan një ndeshje teke me eliminim direkt ndaj Skënderbeut në Durrës, nga ku vuloset skuadra që do të shkojë në finalen e Kupës. Ndërsa më 18 prill luan në transfertë, sërish me korçarët, por këtë herë për javën e 28-të të Superiores.

Në letër ekipi i Edi Martinit është i favorizuar, por gjithsesi skuadra si Apolonia dhe Skënderbeu kanë treguar se mund të thyejnë këdo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Martini i gëzohet suksesit të 3-të radhazi të Teutës në kampionat.

Teuta ruajti kryesimin e Superiores me fitoren 0-1 në fushën e Skënderbeut.

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat janë shtyrë.

Paris Saint Germain përfiton maksimalisht nga hapi fals i Lille ndaj Montpellier, pasi ia doli të triumfojë “in extremis” 3-2 ndaj St.

Me 7 pikë diferencë në krye, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të kampionatit, Bayerni i Mynihut vrapon i sigurt drejt titullit të

Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur, për fitoren 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Skënderbeut.

Teuta ruajti kreun e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 28-të.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është shndërruar në një rebus, pasi sulmuesi portugez duket se dëshiron të largohet nga Torino, por moment

Milan vuan jo pak, por ia del të marrë një tjetër 3-pikësh me mjaft vlera në garën për një vend në zonën Champions, pasi mposhti Genoan m

Aventura e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk ka qenë shumë pozitive por blaugranët janë ende në garë në La Liga dhe në finalen e K