Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Premier League/ Arsenal fiton në shtëpinë e Leicester

28/02/2021 - 21:33

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Në Old Trafford, kjo përballje e dy gjigantëve të futbollit anglez u mbyll me barazimin 0-0 ku as Manchester United e as Chelsea nuk ishin në gjendje që të shënonin qoftë edhe 1 gol të vetëm në këtë ndeshje edhe pse mundësitë i patën duke dalë nga fusha e lojës me nga 1 pikë që i dha mundësinë Manchester City të shkëputet akoma më shumë në krye të renditjes

Leicester duket se nuk e ka kaluar hidhërimin e eliminimit në Europa league teksa pësoi një humbje edhe në kampionat. Në King Power Stadium skuadra e Brandon Rogers u mund nga Arsenali me rezultatin 3-1, me Topçinjtë që e fituan këtë përballje me përmbysje në rezultat.

Leicester mori avantazhin që në minutën e 6 me Tielemans, por Arsenali barazoi në të '39 me David Luis, ndërkohë që Lacazette me penallti shënoi golin e dytë për londinezët duke i dhënë kryesimin në 2-1.

Në fillimin e pjesës, Pepe vulosi rezultatin 3-1 për skuadrën e Artetas që mori 3 pikë të çmuara, ndërkohë që Leicester sheh që të rritet diferenca me Manchester City kryesues në 13 pikë.

Fitore shënoi edhe skuadra tjetër londineze Tottenham që shkatërroi Burnley teksa e mundi 40, ndërsa Crystal Palace-Fulham përfundoi me rezultatin 0-0.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.