Pretendentë për titull, Shkëmbi: Nuk jam i kënaqur, mezi po e presim një lojtar goli

13/08/2019 - 09:43

Teuta e këtij sezoni pritet të jetë një prej skuadrave që do të pretendojnë për titullin kampion. Por trajneri Bledi Shkëmbi nuk është ende i kënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës nga ekipi i tij gjatë kësaj faze përgatitore.

“Atë që deshëm e arritëm por në mënyrën e lojës nuk jam i kënaqur pavarësisht se ekipi vjen nga lodhja, jemi në fazë përgatitore e po punojmë dy herë në ditë në temperatura të larta. Sigurisht që do të jetë e vështirë.

Starti i kampionatit? Mendoj që kemi ditë, kemi kohë deri për ndeshjen e parë për ta përgatitur. Do të vazhdojmë me ngarkesa fizike por bashkërisht nuk do të lëmë pas dore edhe punën tekniko-taktike. Javën tjetër do të bëjmë ulje të ngarkesave dhe shpresoj që skuadra në ndeshjet miqësore të jetë në formën më të mirë”, shpjegoi ai.

Megjithatë, ekipi vazhdon të vuajë disi para portës dhe Shkëmbi nuk e fsheh që do të priste krahëhapur një sulmues goli.

“Unë kam besim te sulmuesit e gjithë ekipi por nëse na afrohet një futbollist që ne do të na shërbejë, patjetër që mezi e presim. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme miqësore që kemi planifikuar të jenë edhe lojtarët që na ishin dëmtuar që të jetë edhe ekipi më i plotë për të parë skuadrën e kompletuar”, deklaroi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia.

Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës, pas ndeshjes me Bylisin të luajtur në “Niko Dovana” ka pohuar:

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0.

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në "Mestalla".Trajneri i ri i Barcelonës u mundua të arsyetohet për humbjen e

Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire.

Racizmi në shkallët e stadiumit është duke u kthyer gjithnjë e më shumë në problem.

Juventusi është vetëm një hap larg blerjes së Levin Kurzavës nga PSG-ja, në një shkëmbim shitjeje kokë më kokë me Matia De Shiljon, e cil

Mikel Arteta është duke finalizuar goditjen e tij të parë në merkato.

Zinedin Zidan merr në mbrojtje Garet Bejlin dhe thotë se të gjithë janë të mërzitur për faktin që dëmtohet shpesh.