Danilo Luiz da Silva është zyrtarisht futbollist i Manchester City-t. 26-vjecari brazilian u prezantua si blerja më e re nga trajneri Pep Guardiola dhe shefi ekzekutiv Soriano, për të programuar më pas nisjen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do t’u bashkohet Citizens për fazën përgatitore. Danilo firmosi kontratë 5-vjecare, me City-n që shpenzoi 26.5 milionë Paund për kartonin e tij, para që shkuan në arkat e Realit të Madridit.“Për mua është një ditë e madhe sepse po firmos për një klub të madh, si Manchester City. Shpresoj të përmbush pritshmëritë dhe të fitoj Champions League-n me skuadrën time të re. Para është një sfidë të cilën dua ta fitoj.”Fakti që për Danilon këmbënguli Pep Guardiola, ishte një motiv më shumë për brazilianin për t’i thënë po ofertës së City-t.“Guardiola ka patur shumë peshë në këtë vendim timin, sepse e dashuroj stilin e lojës që ai aplikon. U binda edhe më shumë nga biseda që pata me të. Mezi po pres të nis punën me trajnerin tim të ri. Jo vetëm Guardiola, por edhe projekti ambicioz i klubit më shtyu të vija këtu.

"Danilo është një futbollist që përshtatet në disa pozicione dhe pikërisht kjo aftësi e tij i ka dhënë avantazh në përmbylljen me sukses të bisedimeve mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t.“Mendoj se një lojtar që luan në disa role ka një avantazh të madh në këto nivele dhe është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Përgjithësisht kam luajtur si anësor i djahtë por Guardiola më tha se mund të vendosem edhe në të majtë apo në mesfushë, por për mua më shumë rëndësi ka qe të jem pjesë e formacionit.”  Danilo luajti për dy sezone te Reali i Madridit, duke u aktivizuar në 55 ndeshje në total. Me Los Blancos fitoi një titull të La Liga-s, dy Champions League, Skuperkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.