Interin do ta rikthejë në majë. Luciano Spalleti është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së Interit, i shoqëruar nga drejtuesit e klubit. Ish-tekniku Romës ka firmosur një kontratë 2-vjecare nga ku do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon, plus bonuse. Premtimi i tij është rikthimi i Interit në majat e futbollit. I pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi skuadrën zikaltër , Spalleti u përgjigj:“Përse zgjodha Interin? Është shumë e thjeshtë ti përgjigjem pyetjes. E zgjodha Interin, sepse kur mu propozua roli i trajnerit, e dija që do të ishte një aventurë e mbushur me momente të bukura, të cilat unë doja ti përjetoja. Do të bëhesha pjesë e një klubi të madh. Dua tashoh Interin, në dy këndvështrime. Si aktor, pra si protagonist dhe si spektator në rreshtin e parë, për ti kuptuar më mirë gjërat, do të jetë vërtetë dicka e jashtëzakonshme. Interin do ta rikthejmë në majat e futbollit”Përsa i përket skemës, Spalleti mendon për një 4-2-3-1, por ende nuk është i konfirmuar. Pjesa tjetër nëse a do tia dalë dot Interi të zbresë Juventusin nga froni, këtu tekniku mundohet të tregohet disi i kujdesshëm, por shprehet se Interi i tij nuk do ti trëmbet askujt.“Mbi të gjitha është e rëndësishme të jemi një skuadër kompakte. Përsa i përket skemës, jam duke menduar për një 4-2-3-1, kjo pjesë do të shihet më pas. Përsa i përket Juventusit, ata janë një skuadër e madhe. Këto vitet e fundit ata kanë fituar gjithcka dhe duhen respketuar, por nuk i trëmbemi. Ditët që do të ndeshemi me ta, ne duhet të japim maksimumin.”

Në fund, Luciano Spalleti dha dhe konfirmimin se kapiteni i Interit do të jetë Mauro Icardi dhe deklaroi se është detyra argjentinasit të jetë model brënda në dhomat e zhveshjes.