Princi i kurorës saudite tenton sërish blerjen e Manchester United

21/10/2019 - 12:22

Manchester United po përgatitet për të pritur një tjetër ofertë blerjeje nga Familja Mbretërore Saudite, një ofertë kjo që ka një vlerë mbi 3 miliardë paund.

Lajmi publikohet nga tabloidi britanik The Sun sipas të cilit Princi i Kurorës Mohammad Bin Salman nuk është dorëzuar aspak në tentativën e tij për të blerë klubin anglez edhe pse 2 ofertat e mëparshme të tij u refuzuan nga familja Glazer që është në pronësi të Djajve të Kuq.

Por  tani duket se shanset e Bin Salman për arritjen e objektivit të tij duket se janë rritur disi. Javën e kaluar u mësua se një prej bashkëpronarëve, Kevin Glazer është gati të shesë aksionet e tij prej 13% të aksioneve të Manchester United që kapin vlerën e 270 milionë Paundëve. Ai arriti të konvertojë aksionet B në ato të tipit A që do të thotë  se janë gati të shiten në bursën e New York-ut.

Tani Princi i Kurorës, Bin Salman është gati të hidhet sërish në sulm për blerjen e Manchester United, por do të duhet që të bindë 5 anëtarët e tjerë të familjes Glazer për të shitur te ai kuotën e tyre të aksioneve. Amerikanët e morën pronësinë e Manchester United 14 vite më parë duke paguar për të 790 milionë paund, por gjatë kësaj kohe klubi anglez ka akumuluar një borxh shumë të lartë.

Princi i Kurorës Mohammad Bin Salman raportohet se ka një pasuri personale prej 7 miliardë Paund. Mësohet se në vitin 2015 ai derdhi 300 milionë Dollarë për blerjen e Chateau Louis XIV një pallat me një sipërfaqe mbi 5000 m² pranë Versailles.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta ka katër javë që nuk fiton, ndërsa durrsakët në javët e fundit kanë ndërlikuar pozitat e tyre, duke iu larguar disi kreut të klasif

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit kthehet sonte në orën 20:45 në fushën e lojës për të nisur ciklin e fundit të ndeshjeve të kualifikue

Thomas Strakosha është kthyer përsëri në protagaonist me skuadrën e Lacios, duke e ndihmuar këtë të fundit që të ngjitë një nga një shkal

Për çfarë ka nevojë ky Milan që të rikthehet në rrugën e duhur? Për një lider, për një udhëheqës, për një lojtar që shënon gola.

Durrsakët kanë probleme dhe bëhet fjalë për lojtarët titullarë. Rustem Hoxha nuk do të luajë në sfidën e radhës me Vllazninë në Shkodër.

Teuta e ka mbyllur ndeshjen ndaj Luftëtarit në barazim pa gola. Mesfushori Arbër Çyrbja është shumë i pakënaqur për rezultatin.

Skuadra e Kosovës vijon punën për ndeshjen kualifikuese për ndeshjen me Cekinë.

Arsene Wenger është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, organ pranë FIFA-s.