Probleme të vazhdueshme në kofshë, Arapi pritet të gjejë shpëtimin te fizioterapistja serbe

21/02/2020 - 12:26

Fizioterapistja serbe Marijana Kovaçeviç, ka pasur shumë vizita kohët e fundit nga futbolli shqiptar. Tek ajo pritet që ta gjejë shërimin edhe kapiteni i Teutës, Renato Arapi, pasi ka shfaqur probleme të vazhdueshme në kofshë. Mbrojtësi Arapi nuk ka mundur të stërvitet në javët e fundit dhe zgjidhja për të mos munguar në vazhdimësi mund të gjendet vetëm te Marijana. 

Kapiteni pritet të shkojë drejt Serbisë me qëllimin e vetëm për t’u rikuperuar edhe ai në kohë rekord, siç ka ndodhur më parë me lojtarë të tjerë të Superiores si Hamdi Salih dhe Tefik Osmani. Fizioterapistja serbe është me famë dhe shërimin atje e kanë gjetur edhe shumë yje të futbollit botëror, mes tyre edhe Kristiano Ronaldo. Drejtuesit e klubit vendosën që Arapi të bëjë terapinë “magjike” në Serbi, që të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës tjetër me Kukësin. Nuk dihet sa ditë do të qëndrojë në Serbi lojtari i Teutës, por ka shumë besim se pas kthimit do të jetë gati për trajnerin Martini.

Problemet për skuadrën durrsake para transfertës së Korçës janë të shumta, kështu që stafi teknik duhet të bëjë disa modifiko, por fatmirësisht nuk mungojnë alternativat. Kapiteni Arapi konsiderohet mungesë e sigurt nga dëmtimi që po kalon.Një mungesë me peshë është edhe Lorenco Vila, i cili është i detyruar që të pushojë këtë javë, pasi është i pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë. Referuar stërvitjes së fundit, trajneri Edi Martini i ka planifikuar zëvendësuesit e tyre. Teuta pritet të mbështetet në këtë transfertë te lojtarët bazë, si Hoxha, Aleksi, Todorovski, E.Vila, Çyrbja deri tek Ide Gomes.

Tek Teuta ka alarm gripi, pasi në disa seanca kanë munguar disa lojtarë që kanë qenë me virozë. Stivi Frashëri dhe Albano Aleski munguan të mërkurën për shkak të temperaturës së lartë, por dje ata kenë qenë të pranishëm në stërvitje. Rubin Hebaj është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se e ka hedhur pas problemin gripal.Trajneri Martini ka kërkuar nga ekipi që të vijojë me ecurinë e mirë dhe të marrë trepikëshin e radhës në Korçë. Sa i përket pjesës taktike, stafi është fokusuar te qarkullimi i topit, një nga pikat ku trajneri shkodran kërkon të ngulmojë për të ndryshuar mënyrën se si skuadra e interpreton lojën.

Në mungesë të Arapit, parashikohet të luajë Hreljiç. Në fund të seancës së djeshme trajneri Martini ka organizuar një ndeshje brenda grupit, me synimin e vetëm për të parë gjendjen e lojtarëve, por edhe për të krijuar një ide për lojtarët që do zbresin në fushë ndaj Skënderbeut. Parashikohet që të ketë edhe ndonjë ndryshim nga formacioni i 22 javëve të para, pasi trajneri do të ketë shansin të provojë lojtarë në ato reparte ku do të ketë mungesa në sfidën e nesërme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistë

 Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Anton

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir