Gerhard Progni, ishte një goditje e sekondave të fundit në merkato nga ana e Teutës, dhe mesfushori tashmë, flet për objektivat e këtij sezoni, si edhe për rikthimin te durrsakët.

RIKTHIMI TEK TEUTA – “As unë vetë nuk e prisja që në ditën e fundit të merkatos të isha tek Teuta, por tani jam i kënaqur me këtë gjë. Tani, e rëndësishme është që u gjet akordit mes të dy palëve, dhe u arrit më e mira për mua. Edhe më përpara, kam qenë mjaft i kënaqur me stafin dhe me presidencën këtu në Durrës. Edhe tani, sidomos që është trajner edhe profesor Bledi, kemi qenë shokë skuadre, është akoma më e lehtë për mua.”

NDAJ KUKËSIT SI ISH – “Është e vërtetë që këto vitet e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë si në Shqipëri edhe në Europë, por në fushën tonë besoj se nuk duhet të bëjmë hapa fals. Besoj se do jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar, por në fund do buzëqeshim ne.”

OBJEKTIVAT – “Mirë do ishte të jemi në grupet e Champions Leagues, por e rëndësishme është që të kapim Europën. Nëse kapim Europën me këtë grup që kemi këtë sezon, do ishte një arritje e mirë. Më pas, oreksi vjen duke ngrënë. Nëse do jemi afër vendit të parë, pse të mos e provojmë”.