Gerhard Progni e nisi këtë sezon si futbollist i Partizanit me të cilët zhvilloi madje dhe ndeshje në kampionat megjithatë nëse aty ishte mësuar me synimin titull duket sikur diçka e tille e përndjek pasi dhe tek Teuta ku po vijon karrierën pretendimet janë shtuar.

Një nga lojtarët më fiks në formacionin e Bledi Shkëmbit është ndalur për Supersport të jap opinionin e tij rreth situates që po kalon ekipi bregdetar, faza përgatitore dhe si e sheh ai skuadren pas miqësoreve të zhvilluara.

Sa i përket një krahasimi mes Partizanit me të cilët nisi garen këtë sezon dhe Teutës ku është pjesë aktualisht Progni bëri krahasimin e duhur. Ne vijim nuk ngurroi te shprehë hapur dhe synimin që sipas tij ka ekipi durrsak sa i takon renditjes në kampionat.

Në lidhje me një përmbledhje mes rivalëve për titull, Progni u ndal të flas për Partizanin e Kukësin por nuk harroi pa përmendur dhe ekipe të tjera rivale që i sheh shumë të forta në garë.

Ekipi i Teutës vijon fazën përgatitore në Durrës, aty ku Bledi Shkëmbi pret të përforcojë skuadrën në ditët në vijim me prurje të reja por që gjithsesi baza e lojtarëve kryesorë do vijojë të mbetet ajo që është për të vazhduar punen e nisur që në fillim të sezonit nga ana trajnerit korçar.